Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Spartak Ngjela: Politika shqiptare, e shitur në Beograd dhe Moskë
Avokati i njohur Spartak Ngjela nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale këshillon politikanët shqiptarë që të njohin në themel doktrinën e Presidentit të SGBA-ve pas Luftës së Parë Botërore, Wilson.
Ngjela shkruan se Shqipëria ka vuajtur gjithnjë nga të shituarit, madje ai akuzon politikën shqiptare se në 100 vite ka qenë e shitur në Beograd dhe në Moskë.
“Të gjithë politikanët që do të duan të drejtojnë Shqipërinë, duhet ta njohin me themel doktrinën e presidentit amerikan Woodrou Wilson. Ajo ka qenë doktrina që, në vitin 1919, shpëtoi Shqipërinë dhe shqiptarët nga asgjësimi i plotë, por që kulmin e arriti me doktrinën e presidentit amerikan Bill Klinton. Doktrina Klinton, pasi shkatërroi tiraninë në ngjitje, Berisha, në vitin 1997, erdhi dhe çliroi Kosovën në vitin 1999.
Politika serbeve ka qenë dhe është një politikë gjenocidiale. Ky në fakt është mendimi aktual amerikan dhe gjerman. Po politika shqiptare? Ajo ka 100 vjet që është e shitur në Beograd dhe në Moskë.
Në vitin 1920, me vrasjen historike të Esat Toptanit, u duk sikur shqiptarët do të shpëtonin nga zgjedha e të shiturve. Por kjo nuk zgjati më shumë se katër vjet. Dhe shitja e interesit kombëtar vijon edhe sot. Por, shqiptarët tani janë në segmentin e fundit të sundimit të tyre nga të shiturit: të shiturit do të eliminohen përfundimisht nga reforma antikorrupsion.
Edhe shqiptarët, këtë po presin: çlirimin nga të korruptuarit hajdutë që, pikërisht pse kanë qenë dhe janë të tillë, janë shitur kundër Shqipërisë dhe kanë vjedhur shqiptarët”, shkruan në postimin e tij në Facebook, Spartak Ngjela.