Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Spartak Ngjela thirrje socialistëve: Do dëmtoheni nëse nuk largoni Ramën nga posti i kryeministrit
Avokat Spartak Ngjela u ka bërë sërish thirrje socialistëve që të largojnë Edi Ramën nga posti i kryeministrit. Në emisionin ‘A Krasta’ në News 24, Ngjela theksoi se Perëndimi nuk e pranon më Ramën si kryeministër dhe se Partia Socialiste nuk ka më prespektivë me atë si kryetar.
“Socialistët dëmtohen nëse nuk rrëzojnë Ramën. Problemi është që i gjithë rreziku u vjen nga Rama. Perëndimi nuk e pranon më Ramën. Edhe Nanon nuk e pranonte Uashingtoni, edhe Berishën nuk e pranonte Uashingtoni. Tani jemi te ky. Të tëra marrëveshjet me Uashingtonin që janë në favor të shqitparëve, (Rama) i ka bërë me dhunë. E fundit ishte ajo e iranianëve. Politika amerikane ia ka kërkuar dy vite më përpara. Me Ramën nuk kanë prespektivë sepse Rama do të jetë nën akuzë. Pse duhet ta heqin kryeministrin kur të vihet nën akuzë? Të tre kryeministrat e fundit do të jenë nën akuzë nëse respektohet Kushtetuta. Nëse nuk respektohet Kushtetuta, dështon politika amerikane. Si vështirë që të dështojë politika amerikane”, tha Ngjela.
Ngjela e konsideroi Ramën një “kryeministër të paaftë që e bleu Partinë Socialiste me leje ndërtimi.”