Flash News
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Spartak Ngjela zhgënjehet nga kryeministri: Aleanca Rama-Basha kundër ‘drejtësisë’; ky është shpëtimtari
Spartak Ngjela ka qenë një prej mbështetësve më të mëdhenj të Edi Ramës, pavarësisht se nuk u shpërblye me asnjë post nga kryeministri. Por, situata në Partinë Demokratike ka ndikuar edhe të pozicionimi i ri i avokat Ngjelës. Ai ka dalë hapur në mbështetje të kandidaturës së Eduard Selamit, duke e konsideruar si shpëtimtarin e demokratëve.
Ngjela i frikësohet edhe një aleance të mundshme mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, që sipas tij, nëse ekziston, është bërë kundër reformës në drejtësi.
Reagimi i Ngjelës:
Të gjithë po kërkojnë nëse ka një aleancë të fshehtë Rama-Basha.
Heshtje e madhe nga të dy.
Ky është një naivitet politik. Në fakt kjo tregon se: nëse ka një marrëveshje edhe tani që Partia Socialiste i ka vetë votat, atëherë marrëveshja e tyre ka qenë dhe është kundër Reformës në Drejtësi.
Po është kështu është për të qeshur: janë të humbur që të dy.
Pse nuk shprehen?
Eduard Selami, pikërisht për këtë ka të drejtë dhe pikërisht për këtë do të fitojë.
Sepse pikërisht për këtë do të ketë të njësuar edhe mbështetjen e antarësisë së Partisë Demokratike, edhe mbështetjen e Uashingtonit, edhe mbështetjen e Brukselit.
Pse nuk shprehen as Basha dhe as Rama?
Shpejt do të dalë edhe kjo "pse?" e fshehur.