Flash News

KRYESORE

'Spastrimi' i administratës është lufta Rama-Meta. Bashës nuk ka ç'i duhet

'Spastrimi' i administratës është lufta Rama-Meta.

Alfred Lela

Partia Demokratike, jo zyrtarisht, por në një formë të anasjelltë, nëpërmjet disa përfaqësuesish të saj, deri tani jo të rreshtit të parë, duket se po e pozicionon veten si kundërshtare të 'spastrimit të administratës' të ndërmarrë nga Kryeministri Rama.

PD, edhe pse është ngërthyer në një proces të fortë gare, shoqëruar edhe me një kurs anti-garë të imponuar nga ish-hierarkë të lartë të partisë, duhet të tregohet e kujdesshme.

Me sa duket, Partia Socialiste e Ramës është duke vazhduar 'me mjete të tjera' luftën që e nisi në fushatë kundër LSI të Metës. Le ta bëjë. Kjo nuk është betejë e Partisë Demokratike, dhe Basha nuk ka pse lufton beteja të të tjerëve.

I mjaftojnë të vetat.

Partisë Demokratike i duhet të tregohet e kujdesshme kur zgjedh njërën prej dy qasjeve. E para, është qasja e Pr-it (marrdhënieve me publikun), dhe e dyta, qasja etatiste (e shtetit si formë e kulluar).

Deri më tash, përfaqësues të PD si Shehu, Shano, etj. kanë preferuar qasjen etatiste, pra atë se Kryeministri nuk mund të marrë kompetencat e pushteteve të tjera, duke bërë njësh Partinë që ai drejton dhe Shtetin që ai përfaqëson.

Kjo mund t'i japë PD një epërsi të hamendësuar morale, por e lë mbrapa me milje në marrdhëniet me publikun (Pr).

Ashtu si sistemi gjyqësor, edhe administrata ka kredite nën zero në sytë e opinionit publik. PD nuk e ka luksin që të shfaqet hezituese në raport me administratën publike,  ashtu siç u perceptua në raport me sistemin gjyqësor.

Në të kundërt, PD, zyrtarisht, duhet të pranojë se ka një problem të administratës, por se nuk zgjidhet me purga në Facebook, por me anë të ndërhyrjes sistemike dhe institucionale. Proces në të cilin PD duhet të ofrojë asistencën e vet.

 

Të fundit