Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Specialisti i Ministrisë së Ekonomisë shkarkohet nga puna; shkak statuset humoristike për Cakajn në Facebook
Specialisti i Ministrisë së Ekonomisë Ylli Dylgjeri është shkarkuar nga detyra e drejtorit në Agjencinë e Trajtimit të Koncensioneve dhe PPP-ve. Shkak janë bërë disa statuse të tij humoristike që ka përdorur ndaj ministrit të Jashtëm të deleguar, Gent Caka.
Në një lidhje direkte për Syri.net, Dylgjeri u shpreh se sipas burimeve të tij, fillimet e këtij procedimi ndaj tij, vijnë nga Kryeministeria, “nga çifti Rama”.
“Jam pushuar nga puna por nuk më ka pushuar humori. Kjo është një shkresë humoristike që më vjen nga Ministria e Financave dhe Agjencia e Trajtimit të Koncesioneve. Me datë 6 më ka ardhur një njoftim mbi fillimin e procedimit disiplinor sa i përket disa statuseve të mia në Facebook dhe gazetën Telegraf. Me humor i kam”, u shpreh Dylgjeri.
Vargjet e Dylgjerit për Cakajn:
Vargje nga Samiti i Diasporës 2019
Atje ku lind Dielli,
Atje ku të pjell edhe gjeli,
Atje ku të shpëton kaka,
Atje reciton Gent Caka…