Flash News

KRYESORE

Spektakël në Gjermani, Dortmund-Leipzig mbyllet 3-3

Spektakël në Gjermani, Dortmund-Leipzig mbyllet 3-3

Bundesliga është një kampionat super argëtues! Kartolina e saj mund të konsiderohet pa frikë ndeshja e sotme Dortmund-Leipzig, e mbyllur 3-3. Gjashtë gola, shumë spektakël dhe pafund emocione.

Borussia e mori e para avantazhin me dy gola të Weigl dhe Brandt në pjesën e parë. Leipzig nuk ishte në formën e duhur në pjesën e parë, por u zgjua në pjesën e dytë duke befasuar me dy gola të shpejtë të sulmuesit Timo Werner. Ky barazim i përkohshëm 2-2 ishte thjesht fantastik!

Verdhezinjtë, megjithatë, e mori veten shumë shpejt dhe u rikthye shumë shpejt në avantazh. Për të shënuar golin e tretë mendoi talenti Jadon Sancho. Kur u mendua se Dortmundi do të fitonte takimin, Patrick Schick, i cili e nisi ndeshjen nga stoli, gjeti rrjetën duke mbyllur takimin në barazim 3-3.

Me ndeshje të tilla, tifozët gjermanë do të kenë edhe më shumë dëshirë për ta ndjekur Bundesligën dhe sidomos skuadra si Dortmund dhe Leipzig.

Të fundit