Flash News

KRYESORE

Spikerja e lajmeve në Tv Klan: Hera e parë në ekran ishte e tmerrshme

Anjola Hamzaj  prej disa muajsh jep lajmet në televizionin Klan dhe e ftuar në emisionin”Rudina” ka treguar se si u gjend krejt rastësisht para kamerave.

Anjola ka mbaruar studimet për Gjuhë-Letërsi dhe në kohën kur as e kishte menduar, por në momentin e duhur të sigurisë profesionale filloi karrierën e saj si folëse lajmesh, në fillim si folëse e lajmeve nga rajoni dhe më vonë me edicione të plota.

Pak muaj më parë ajo është angazhuar si folëse e edicioneve kryesore në Tv Klan por ajo që ka rrëfyer në emisionin e pasdites ka zbuluar se hera e saj e parë ka qenë e tmerrshme.

“Dita e parë ka qenë e tmerrshme. Isha tmerrësisht shumë shpejt. Ma thanë edhe mikeshat e mia. Kisha shumë emocione, kamera është një emocion i madh. Mbase dhe në moshë të re e merr më lehtësisht, por ishte shumë emocionuese”, ka thënë Anjola. 

Të fundit