Flash News

KRYESORE

Spiropali demokrate në vegjëli: Të simpatizoja, ngrija gishtat lart

Spiropali demokrate në vegjëli: Të simpatizoja, ngrija gishtat

Deputetja e Partisë Socialiste Elisa Spiropali replikoi pas fjalës së Sali Berishën në Kuvend. Ajo rrëfeu se bashkë me gjyshin e saj, kur ishte e vogël, në vitet ’91-’92 kishte simpati për Berishën. Ndërsa sot ajo i bën një thirrje ish-kryeministrit.

“Kur isha e vogël, bashkë me gjyshin,  kishim simpati për zotin Berisha, madje ngrija dhe dy gishtat lart.

Por gjatë kohës, nuk e di pse ajo karizma e qëllimi, dëshira e tij për ndryshim filloi të bjerrej aq shumë . Historia nuk është shkencë ekzakte, por jo dhe aq jo-ekzakte që energjinë dhe punën ta ktheje në llogje. Berisha hiqni dorë nga kjo dhe ndoshta do mbaheni mend në histori”, u shpreh ndër të tjera Spiropali.

 

Të fundit