Flash News

KRYESORE

Spiropali devijoi nga biseda, Bushati: Nuk shtyhet jeta me lavde gojore për Skënderbeun

Spiropali devijoi nga biseda, Bushati: Nuk shtyhet jeta me lavde gojore për

Analisti Andi Bushati është përplasur me Ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

Gjatë një bisede në “Open” për ndryshimet kushtetuese dhe  hapjen e listave, Spiropali ka devijuar bisedën, kur  referuar një postimi në rrjetet sociale të Bushatit, tha se ai është mbështetës i një partie politike në Kosovë që del hapur kundër SHBA.

Kaq ka mjaftuar që analisti pas një përplasje verbale me ministren, t’i kthehet duke thënë se nuk shtyhet jeta me lavde gojore për Skënderbeun.

Pjesë nga debati:

Spiropali: Ti mbështet një parti në Kosovë që del me flamur kundër amerikës dhe ajo parti tashmë ka rënë në fund.

Bushati: Çfarë po thua se s’po të marr vesh.

Spiropali: Në një status krahasonit zonjën Kim me Elisa Spiropalin. Duhet të dish që zonja Kim është përfaqësuese e SHBA-së për të cilën ne kemi shumë nevojë.

Bushati: Akoma e shikon të folurën në publik si mashtrim. Unë kam mendim të lirë.

Spiropali: Nuk është e vërtetë mendimi jot.

Bushati: Kam të vërtetat e mia. Ju nuk guxoni të thoni të vërtetat tuaja.

Spiropali: Edhe ne themi të vërteta tona.

Bushati: Nuk shtyhet jeta me lavde gojore për Skëndërbeun.

Spiropali: Nipi i Hysni Kapos, nuk më intimidoni.

Bushati: E humbët, po ju merret goja. Nuk shtyhet jeta me lavde gojore për Skënderbeun.

Spiropali: Keni një femër përpara dhe flisni më këtë gjuhë.

Bushati: Po ju citoj juve. Ju i keni thënë Skënderbe.

Të fundit