Spiropali e kthen edhe një herë Bes Kallakun te Portokallia

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, nuk ka vonuar t’i përgjigjet Presidentit Meta pas konferencës që ky i fundit dha për mediat, ku sqaroi edhe një herë vendimin e tij për anulimin e zgjedhjeve me 30 qershor.

Me një gjuhë ironike Spiropali e ka quajtur Metën president për të qarë hallin, duke e krahasuar atë me Bes Kallakun e Portokallisë, i cili ka kohë që nuk është më i Portokallisë.

Në këtë postim të Spiropalit në faqen e saj të Facebook lexohen qartë dy gjëra: Serioziteti me të cilin Qeveria e merr institucionin e Presidentit dhe faktin që ata, si duket, hera-herës e ngatërrojnë këtë të fundit me aktor humori dhe nuk i marrin seriozisht dekretet dhe deklaratat e tij.

Postimi i plotë

E gjeta konsensusin tek këmbëngulja e të dyja palëve për të mos dialoguar! Këtë e thotë Presidenti i Shqiperisë, jo Bes Kallaku i Portokallisë. Duhet pranuar se kemi një president jo vetëm për të qarë hallin, po edhe për të mos harruar gazin.