Flash News

KRYESORE

Spiropali e revoltuar për datën e re të zgjedhjeve: Haxhiut të Dytë i mjafton Luli me Monikën

Spiropali e revoltuar për datën e re të zgjedhjeve: Haxhiut

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali duket e revoltuar pas vendosjes të datës së re të zgjedhjeve nga Presidenti Meta.

Pa e mbajtur zemërimin, ajo e pyet Metën në twitter se kush do t’i do t’i organizojë zgjedhjet e 13 tetorit, pasi sipas KQZ, KZAZ dhe vetë Kolegji Zgjedhor e kanë thënë fjalën e tyre.

“Ta pyesë dikush Qametën kush do t’i organizojë zgjedhjet e 13 tetorit, se KQZ, KZAZ dhe vetë Kolegji Zgjedhor e kanë thënë fjalën e tyre? Se s’po pyesim si do ia bëjmë me BE dhe Amerikën, sepse Haxhiut të Dytë i mjafton Luli me Monikën!”, shkruan Spiropali në twitter.

Ditën e sotme, Presidenti Meta caktoi si datën e re të zgjedhjeve vendore 13 tetorin.

Vendimi i tij vjen pas takimeve me krerët e partive opozitare dhe ambasadorët e vendeve të BE-së, duke e cilësuar datën e re si më të mirën e mundshme.

Të fundit