Flash News

KRYESORE

Spiropali i përgjigjet Tabakut: Slogani ishte i liderit tënd! Mos vajto për pronarët

Spiropali i përgjigjet Tabakut: Slogani ishte i liderit tënd! Mos

Deputetja e Partisë Socialiste Elisa Spiropali i është përgjigjur demokrates Jorida Tabaku për çëshjen e pronave.

Tabaku në një dalje për median shprehet se PD i është drejtuar Strasburgut, pasi Qeveria “Rama” po shpronëson për herë të dytë pronarët, për të pasuruar një grup personash nën termin “pronarë të rinj”.

Ndërsa Spiropali në një reagim në Facebook shkruan se slogan “Shqipëria 1€” ishte i Lulzim Bashës, ndaj, sipas saj, bën mirë që mos vajtojë për pronat.

Dikush duhet t'i kujtojë zonjës Tabaku se Shqipëria 1€ ishte slogan i liderit të saj! Le t'i kërkojë edhe një rast të vetëm deri sot kur qeveria shqiptare ka dhënë tokë shtetërore a private me 1€ në bregdet për nje individ me emër e mbiemër! 

Dhe nuk është mirë që zonja Tabaku të vajtojë për pronarët, se atë që u bëri pronarëve e pronave në këtë vend partia e saj, s'ia ka bërë e s'ia bënte dot asnjë pushtues i huaj. Sa për këtë babalepërgjimin e radhës me Denar Bibën që paska shantazhuar kunatin e Genc Pollos, kryebiba e PD-së Lulzim Basha, bën mirë të kthehet edhe mendërisht e jo vetëm fizikisht nga pushimet e gjata se erdhi shtatori”, shkruan Spiropali.

Të fundit