Flash News

KRYESORE

Spiropali ironizon Metën pas letrës drejtuar institucioneve për tërmetin

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ironizoi presidentin Ilir Meta, i cili i dërgoi një letër institucioneve ku paralajmëronte se Ballkani do të tronditet nga një tërmet apokaliptik.

Me një status në Twitter, Spiropali i sugjeron Metës të nxjerrë një dekret e të shtyjë atë tërmet, se i la njerëzit pa gjumë.

“Baba Xhike të kemi rixha, nxirr një dekret e shtyje atë tërmet se na le pa gjumë🤣Kjo ishte batuta më e bukur e rrjetit për parashikuesin e parë në botë të tërmetit”, shkruan Spiropali.

Të fundit