Flash News

KRYESORE

Spiropali komenton largimin e Shahinit: Lëvizje e guximshme e  Ramës për ta afruar Shqipërinë dhe Kosovën

Spiropali komenton largimin e Shahinit: Lëvizje e guximshme e

Ministrja e shtetit për Marrëdhëniet për Paralamentin, Elisa Spiropali ka komentuar largimin e ministres së Arsimit Besa Shahini.

Duke folur në emisionin "5 Pyetje nga Babaramo" në Report tv u kthye pas në kohë dhe thotë se emërimi i dy ministrave nga Kosova ishte një lëvizjet e guximshme të Ramës për ta afruar Shqipërinë dhe Kosovës.

“E konsideroj një nga arritjet dhe lëvizjet e guximshme të Ramës për ta afruar Shqipërinë dhe Kosovën përmes emërimit të dy ministrave nga Kosova.

Dëgjojmë shumë fjalë në mejdanin tonë politik, mediatik e folklorim mbi afrimin e dy vendeve dhe kur vjen puna te një akt konkret madhor si emërimi i dy ministrave, opozita e zëra të tjerë reagojnë ashpër, por me racizëm brenda.

Elementë të diskriminimi ndodhin edhe brenda të njëjës etni, krahinizma të ndryshme, nuk është për tu çuditur kur dëgjon fjalimet në parlament nga ke ardhur, fol shqip etj.

Besën e njoh personalisht shumë herët, e njoh prej më shumë se 20 vitesh. Kemi qenë nxënëse në një shkollë të mesme në Kanada, besoj se në më pak se dy vite të ministrisë i dha energji.

Edhe Zotin të kishte zbritur do ti kishin gjetur bisht. Një ministre e re me CV të mirë, ishte zv.ministre e Arsimit më parë”, u shpreh Spiropali.

Të fundit