Flash News

KRYESORE

Spiropali, krenare për votimet pa opozitën

Spiropali, krenare për votimet pa opozitën

Deputetja e Partis ë Socialiste, Elisa Spiropali, i cilëson histrorike votimet e ditës së sotme pa opozitën. Në një status në ‘Facebook’, Spiropali shkruan se votimet e sotme do të sjellin më shumë begati, drejtësi dhe paqe.

“Për më tepër shpresë, më tepër të ardhme, më tepër begati, më tepër drejtësi, më tepër paqe, më tepër mirëkuptim, më tepër Liri, për këto votova unë, për këto punojmë e luftojmë ne”, shkruan Spiropali në një postim në ‘Facebook’.

Opozita ka bojkotuar procesin në mungesë besimi ndaj kryeministrit Edi Rama për të organizuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Opozita bazohet në precedentët e Zgjedhjeve të Përgjitshme të 2017-ës dhe ato vendore të pjeshme të 2016-ës.

Të fundit