Flash News

KRYESORE

Spiropali mbron Ramën me Niçen, jo atë të Vangjush Dakos

Elisa Spiropali, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, ka folur në lidhje me zhvillimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Në emisionin ‘Open’, Spiropali shprehet se Partia Socialiste ka mbrojtur sistemin e demokracisë, pasi opozita vendosi të heq dorë nga mandatet e deputetit dhe të bojkotonte zgjedhjet.

Ministrja tha se opozita u përpoq që të rrëzonte kryeministrin Edi Rama, por dështuan, duke shtuar se “çfarë nuk të vret, të bën më të fortë, thotë Niçja”

“Ne i kemi bërë një mbrojtje sistemit. U përpoqën të rrëzonin Ramën, por nuk ia arritën dhe çfarë nuk të vret, të bën më të fortë, thotë Niçja”,u shpreh Spiropali.

Sipas saj, tashmë demokratët duhet të pranojnë humbjen dhe t’i kërkojnë llogari kreut të PD, Lulzim Basha për vendimin e djegies së mandateve.

Vlen te kujtojme se ne pergjimet e gazetes Bild, Vangjush Dako degjohej teksa bente pazare droge me Altin Avdylajn - me psudonimin Niçja - anetar i bandes kriminale te Shijakut.

Të fundit