“Spiropali në dosjen ‘Xibraka’, Gjylameti te ‘184”, akuzat e forta për ministren dhe deputeten e PS

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka akuzuar sot për herë të parë ministren për Parlamentin, Elisa Spiropali se, është pjesë e dosjes ‘Xibraka’, kur në 2015-ën u zbulua një laborator kokaine në fshatin pranë Tiranës.

Basha akuzoi edhe deputeten e PS, Blerina Gjylameti, se është pjesë e dosjes ‘184’ ku është hetuar vjedhja e votave në bashkinë e Dibrës.

“Zonja Gjylameti do të ishte bashkë me zonjën Spiropali dhe zonja të tjera në të pandehurat kryesore, sepse vetë zonja Gjylameti është pjesë e dosjes ‘184’, ndërsa zonja Spiropali duket se është pjesë e dosjes së hetimit të ‘Xibrakës’. Ndaj njerëz në konflikt interesi nuk mund të përbëjnë asnjë burim të besueshëm as për median dhe as për qytetarët. Përtej të shkretës Gjylameti që i kanë ngarkuar këtë mision të pamundur për të përgenjshtruar gazetën më të madhe të Evropës, e vërteta është kjo: Nuk ka njeri në Evropë që nuk e ka marrë vesh që Edi Rama ka blerë zgjedhjet e vitit 2017-të në bashkëpunim me krimin e organizuar”, u shpreh Basha.