Flash News
Atentati ndaj avokatit në Memaliaj, vihet në pranga autori, sekuestrohet arma
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Spiropali përkujton ‘8 Dhjetorin’: Sot jemi në një moment të mirë në raport me të ardhmen tonë europiane
Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali ka përcjell mesazhin e saj sa i takon ‘8 Dhjetori’ të vitit 1990. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Spiropali studentët kthimin e Shqipërisë në sofrën e familjes së saj natyrale duke ju referuar thirrjes ‘e duam Shqipërinë si gjithë Europa’.
“Ajo thirrje e brendshme e ulëritur së jashtmi ishte më e fortë se çdo konferencë, çdo kongres, anti-miting, parakalim. Ishte, mes tjerash, esenca e vet historisë shqiptare në kontradiktën e thellë e të qënurit një nga vatrat më të hershme të kontinentit, dhe njëkohësisht e ndarë dhunshëm nga kjo përkatësi prej pushtimit osman dhe komunizmit totalitar. Sot jemi në një moment të mirë në raport me të ardhmen tonë europiane”, shkruan ndër të tjerash deputetja e PS-së.
Postimi i plotë i Elisa Spiropalit
Në dhjetor 1991 studentët kërkuan Shqipërinë si gjithë Europa, pra kthimin e Shqipërisë në sofrën e familjes së saj natyrale. Ajo thirrje e brendshme e ulëritur së jashtmi ishte më e fortë se çdo konferencë, çdo kongres, anti-miting, parakalim. Ishte, mes tjerash, esenca e vet historisë shqiptare në kontradiktën e thellë e të qënurit një nga vatrat më të hershme të kontinentit, dhe njëkohësisht e ndarë dhunshëm nga kjo përkatësi prej pushtimit osman dhe komunizmit totalitar.
Sot jemi në një moment të mirë në raport me të ardhmen tonë europiane. Institucionet e Bashkimit Europian edhe pse të ngërthyera nga ngurrimi për zgjerim prej politikave populiste lokale, janë të gatshme të na afrojnë në vatrën e përbashkët. Shqiptarët duhet të bashkohen për realizimin e kësaj aspirate madhore. Duhet t'i flasim Europës dhe botës të gjithë me të njëjtën gjuhë. Në Parlamentin tonë kusur mos të lëmë për të mbrojtur ndryshimet mes nesh, por për interesin kombëtar të kemi vetëm një zë. Ta thyejmë traditën e shëmtuar historike të asgjesimit të kundërshtarit duke plagosur vet Shqipërinë. Mundemi! Kemi dashurinë, vullnetin, përvojën, dhe gjithçka duhet për të mirën e Shqipërisë dhe të gjithë shqiptarëve kudo jetojnë.
Gëzuar 8 Dhjetorin ! Rroftë Shqipëria !