Flash News

KRYESORE

Spiropali pyet Metën: Do e mbash fjalën që i dhe Çim Pekës

Pas publikimit të raportit paraprak të Komisionit të Venecias, ka ardhur reagimi i parë nga mazhoranca. Elisa Spiropali në një postim në Tëitter pyet a do e mbaje zotimit publik që presidenti i dha gazetarit Cim Peka se do të dorëhiqet nëse “Venecia” konkludon se ka shkelur kushtetutën.

“A do ta mbajë Ilir Meta fjalën që i dha çimit.net  kur u betua se “po tha Venecia e shkele, do iki vetë dhe s’merrem me e lehtë apo e rëndë shkelja”? S’besoj e mban, po që e shkeli e shkeli dhe 30 qershori u pagëzua edhe me ujin e bekuar të Venecias”, shkruan Spiropali.

Raporti thekson se presidenti ka tejkaluar kompetencat kushtetuese, por jo aq sat ë shkarkohet. Do të shihet në ditet në vijim se cili do të jetë qëndrimi i kreut të shtetit, teksa zhëdhënësi i tij, e quajti atë si trakt të porositur.

Të fundit