Flash News

KRYESORE

Spiropali replikon me Bashën: Ule qepenin e gojës; more dy goditje nga SHBA

Spiropali replikon me Bashën: Ule qepenin e gojës; more dy goditje nga

Partia Socialiste i sheh në favor të saj deklaratat e bëra se fundmi nga SHBA për çështjen e Saimir Tahirit, ndonëse aty flitet për mbështetjen e Prokurorisë, veprim që jo nuk krye nga socialistët, por përkundrazi rrëzuan një pjesë të kërkesës së organit të akuzës dhe i bënë gjyq publik prokurorëve.

Megjithatë, Elisa Spiropali thotë se ato deklarata ishin goditje të njëpasnjëshme për “maskaradën politike me drejtësinë”.

Ajo shprehet krenare për Partinë Socialiste dhe për shumicën qeverisëse, që sipas zëdhënëses, drejtësinë e ka frymë dhe jo logore.

Zbardhet deklarata e plotë e Donald Lu: Ju e votuat Saimir Tahirin, tani keni përgjegjësinë të zbuloni të vërtetën

Reagimi:

Lulzim Basha u perpoq shume por nuk e fshehu dot pengesen ne fyt, pas dy goditjeve te njepasnjeshme qe mori maskarada politike me drejtesine, nga asistent Zv.Sekretari i Shtetit dje dhe ambasadori i SHBA z.Donald Lu sot.

Mbeshtetje hetimit, deri ne fund, por jo shenjestrime politike (siç ben Fronti i Deshperimit). Zbulim i te vertetes per qytetaret, deri ne fund, por jo gjyqe si ne komunizem (sic bejne Karavidhet e Shportes Opozitare).

Pa faj apo me faj, nuk e thote dot askush perveç hetimit dhe gjykimit (keshtu qe ta ulin qepenin e gojes te gjithe dhe te respektojne Kushtetuten e ligjin)!

Ja keto mori vesh Lulzimi dje dhe sot e doli me fytin shtrenguar, prej nga nxorri me syte pertoke vaktin e dites opozitare.

Krenare per Partine Socialiste dhe per kete shumice qeverisese qe drejtesine e ka fryme, jo logore si vulehumburit e opozites se derrmuar ne 25 qershor.

Të fundit