Flash News

KRYESORE

Spiropali: Si i përjetoj memet ndaj meje

Spiropali: Si i përjetoj memet ndaj meje

Politikania socialiste Elisa Spiropali është shpesh “burim” për dashamirësit e memeve me gafat e shumta që bën apo superlativat ndaj kryeministrit Edi Rama.

E pyetur nga Nisida Tufa në emisionin “Kjo Javë” se si i përjeton memet e shumta që i bëhen, Spiropali u shpreh:

“I merr përsipër kur je një person politik, kur je një person që shfaqesh shumë, kur mban qëndrime. Normal që do kesh dhe sulme. Ajo që është e papranueshme për mua janë përpjekjet për të fyer apo denigruar.

Ajo që thoni ju nuk më prek sepse kam patur gjithmonë besim te vetja dhe te ajo çka bëj. Dhe ajo çka bëj për mua është shumë e rëndësishme”, u shpreh Spiropali.

E pyetur më tej nëse e ka mbështetjen e familjes kur sulmohet, Spiropali tha: "Unë  e kam shumë të fortë mbështetjen e familjes dhe e kuptojnë që sulmet politike janë pjesë e lojës”.

https://politiko.al/festa-e-rames-me-grate-ne-fier-spiropali-kryeministri-i-dha-nje-doze-ilariteti-gjendjes/

Të fundit