Flash News

KRYESORE

Spiropali sulmoi programin e PD, i përgjigjet Kadiu: Antimafia do të të marrë dhe qindarkën e fundit të vjedhur në dogana

Spiropali sulmoi programin e PD, i përgjigjet Kadiu: Antimafia do

Elisa Spiropali hodhi poshtë programin e Partisë Demokatike, i cili sipas saj, “i është hequr Republika e Re dhe është vënë Alternativa për Zhvillim". Spiropali shtoi se ky program do të sjellë humbje të PD dhe të Bashës në qershor.

Pas deklaratës së zëdhënëses së PS-së ka reaguar deputetja demokrate Fatbardha Kadiu, e cila shprehet se reagimi i Spiropalit është shprehje e frikës që ka.

“Antimafia do t’i marrë zonjës dhe qindarkën e fundit të vjedhur në dogana ndërsa ndarja e politikës nga krimi do ta çojë dhe me tej hetimin ndaj saj dhe padroneve të saj”, shkruan Kadu në Facebook.

Reagimi i Kadiu në emër të PD:

REPLIKA E DEPUTETES SE PD, FATBARDHA KADIU NDAJ DEKLARATES SE ELISA SPIROPALIT

Zonja 5 milionë euro e doganave paska sulmuar programin ekonomik tw PD. Reagimi i saj është thjeshtë shprehje e frikës dhe panikut që i ka kapur. Antimafia do t’i marrë zonjës dhe qindarkën e fundit të vjedhur në dogana ndërsa ndarja e politikës nga krimi do ta çojë dhe me tej hetimin ndaj saj dhe padroneve të saj. Janë rwndë, shumë rendë. Ccdo ditë u zbulohet një aferë korruptive dhe një lidhje e re kriminale në shitblerje votash. Pas Zërit të Amerikës tani kanë zbuluar një tjetër armik të jashtëm: CDU-në. Por nuk kanë parë gjë akoma...tik tak tik tak zonja 5 milionë euro e doganave!

Të fundit