All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Spiropali ‘sulmon’ Bashën për Kajmakun, reagon Vokshi

All - Paragraf - 1

Pas deklaratës së kryedemokratit Lulzim Basha për shkarkimin e kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku, ku Basha u shpreh se PS e ka të pamundur të nxjerrë kandidatë që nuk kanë probleme me ligjin, zëdhënësja e Qeverisë Elisa Spiropali ka reaguar me anë të një postimi në facebook.

All - Paragraf - 3

“Partia Socialiste nuk mbron askënd që shkel ligjin dhe nuk mban asnjë përgjegjësi tjetër përveç respektimit të këtij standardi në raport me çdo shkelës, që abuzon me ligjin dhe me besimin e zgjedhësve të saj! Por ty si abuzues kronik i besimit të zgjedhësve të PD nuk ka se si ta rrok mendja këtë standart, prandaj është e kotë të harxhojmë më shumë se disa pak fjalë me ty dhe me shumicat, fitoret e zgjedhjet e tua imagjinare”, shkruan Spiropali.

E menjëhershme ka qenë përgjigjja ndaj kësaj deklarate e ish deputetes së PD-së, Albana Vokshi.

“Kur flet për ligj Elisa Spiropali e doganave pa tra dhe e akuzuar për 5 milion euro korrupsion, studentët e vitit të parë të juridikut ulin kokën nga turpi”, shkruan Vokshi në facebook.

Sipas saj, nën drejtimin e Edi Ramës PS është kthyer në një strehë kriminelësh, duke shtuar se janë mbi 300 politikanë, kryetarë bashkish dhe zyrtarë të lartë, të emëruar nga Edi Rama, që kanë rënë në rrjetën e dekriminalizimit.

Të fundit