Flash News

KRYESORE

Spitali Amerikan hap dyert për të lënduarit nga tërmeti: ndihma e parë falas

Klodian Allajbeu, CEO i Spitalit Amerikan gjatë një prononcimi për median ka deklaruar se: në këtë situatë emergjence Spitali Amerikan në kordinim me Ministrinë e Shëndetësisë ofron ndihmën e parë falas për të gjithë personat e lënduar nga tërmeti që goditi vendin tonë.

"Jemi pranë qytetarëve në këtë emergjencë kombëtare. Në të tre degët tona stafi mjekësor është në gadishmëri të plotë për të pritur dhe për tu përballur me çdo emergjencë shëndetësore që mund të kenë patur personat e dëmtuar dhe familjarë të tyre", ka theksuar Allajbeu.

Një numër i madh pacientësh ka marrë ndihmën e parë pranë urgjencave dhe disa prej tyre vazhdojnë të jenë nën kujdesin mjekësor në Spitalin Amerikan.

*Advertorial

Të fundit