Flash News
Shtyhet sërish seanca për Berishën, shkak mungesa e prokurorëve
Investimi në Sazan/ Rama pyetet pse nuk shpall tender kombëtar: Do shqyrtojmë aplikimin
Paraqitet në SPAK, ish-ministri dhe deputeti socialist, Nasip Naço
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Spitali i Traumës jep informacion për gjendjen e të plagosurve nga shpërthimi në Bllok
Drejtoria e Spitalit Universitar të Traumës në Tiranë ka dhënë informacion në lidhje me shëndetin e personave të plagosur nga shpërthimi i një bombole gazi që ndodhi sot në zonën e Bllokut në kryeqytet.
Sipas njoftimit të këtij spitali, pacientët po ekzaminohen dhe gjëndja e tyre shëndetësore paraqitet pa probleme të rënda.
Njoftimi i Drejtorisë të Spitalit Universitar të Traumës në Tiranë:
Drejtoria e Spitalit Universitar te Traumës bën të ditur se sot në datën 15.07.2019 si pasojë e ngjarjes zonën e ish-Bllokut, janë paraqitur në urgjencë pacientët A.S 23 vjec, E.N 18 vjeç dhe A.R 24 vjeç.
Pacientët i janë nënshtruar ekzaminimeve dhe trajtimit përkatës dhe janë në gjendje shëndetësore të kënaqshme.
Pas ndihmës shëndetësore të dhënë pacientët A.S dhe A.R do të largohen nga spitali, ndërsa pacientja E.N do të jetë nën trajtim dhe mbikqyrje mjekësore në spital.
- Tiranë/ Shpërthen bombola e gazit pranë karburantit në zonën e ish-Bllokut, plagosen dy vajza
- Detajet/ Shpërthimi në ish-Bllok pranë biznesit të eventeve, policia jep alarmin: Rrezikojnë edhe bombola të tjera