Flash News

KRYESORE

Spiunazh në Kinë, ish-agjenti i CIA-s dënohet me 19 vite burg

Spiunazh në Kinë, ish-agjenti i CIA-s dënohet me 19 vite burg

Ish-agjenti i CIA-s, 55-vjeçari  Jerry Chun Shing Lee, është dënuar me 19 vite burg për spiunazh në Kinë, pasi ishte paguar për të shpërndarë informacione mbi mbrojtjen kombëtare të SHBA.

Ai u largua nga CIA në vitin 2007 dhe u rekrutua nga agjentët kinezë në Hong Kong. Shing Lee u shpall fajtor për dhënien e informacioneve të mbrojtjes kombëtare, për të ndihmuar një qeveri të huaj.

Prokurorët thanë se oficerët e inteligjencës kineze i dhanë Lee qindra mijëra dollarë dhe se ai u dha atyre të gjithë informacionin që kishte nga karriera 13-vjeçare në CIA.

Lee është ish-agjenti i tretë i CIA në më pak se një vit që dënohet për komplot me Kinën.

Të fundit