Flash News

KRYESORE

‘Spiuni’ në KLD, kryeprokurorja Marku shkeli ligjin në rastin e Bujar Sheshit

‘Spiuni’ në KLD, kryeprokurorja Marku shkeli ligjin në

Zgjedhja e Bujar Sheshit si anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë ka shkaktuar mjaft polemika, pas daljes së një dokumenti që tregon se ai ka qenë pjesë e ish-Sigurimit të Shtetit kur ishte adoleshent.

Ligji shprehet ndalues për kandidatët që pretenduan Këshillin e Lartë të Prokurorisë në rast se ata kanë qenë më herët bashkëpunëtorë apo të favorizuar të ish-Sigurimit të Shtetit.

Ky kriter duhet të ishte verifikuar në nëntor të 2018-ës nga Prokuroria e Përgjithshme dhe vetëm pas këtij momenti Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku duhet të thërriste Asamblenë e Përgjithshme të Prokuroreve që zgjodhi “qeverinë” e re.

Në këtë votim kaloi edhe anëtari i KLP, Bujar Sheshi që një ditë më parë u denoncua nga Partia Demokratike. Ajo që kuptohet është se shkresa e autoritetit për informim mbi dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, në të cilin përmendet emri i Bujar Sheshit, i është përcjellë prokurores së Përgjithshme, Arta Marku në janar, atëherë kur ndërkohë KLP ishte konstituuar dhe kishte zhvilluar të paktën 3 mbledhje.

Shehi ka mohuar akuzat, teksa në një prononcim për ‘Top Channe’ është shprehur se behët fjalë për një person tjetër me ketë emër. “Nuk është aspak e vërtetë që unë kam qenë pjesë e sigurimit të shtetit. Unë do të flas kur të marr të gjitha dokumentet, por kjo nuk është e vërtetë, e vërteta do dalë shumë shpejt”, deklaroi Shehi.

Të fundit