Flash News

KRYESORE

Sport dhe adrenalinë, dhurata e veçantë për mbesat e Berishës

Me përfundimin e vitit shkollor mbesat e ish-kryeministrit Berisha kanë përfituar të largohen nga zhurma e Tiranës dhe të shijojnë bukuritë e kanioneve të Osumit. Megjithëse publiku njeh më shumë Dasarën, ‘të pagëzuar’ si “supermbesa”, edhe mbesat e tjera dhe nipi i Berishës janë rritur tashmë.

Si shoqërues i kësaj eksperience i dy vajzave dhe djalit ishte Jamarbër Malltezi, i cili  bashkë me fëmijët, kanë shijuar bukurinë mahnitëse të kanioneve ekzotike të tetë ujëvarave. Si duket Malltezi i ka bërë këtë dhuratë fëmijëve si për t`i shpërblyer për gjithë vitin shkollor dhe për t`i çlodhur nga streset e detyrave dhe provimeve.

Së fundmi, kanionet e Osumit janë kthyer në destinacionin e preferuar të shqiptarëve dhe turistëve të huaj, të cilët duan me patjetër të provojnë këtë eksperiencë që të jep kënaqësi, adrenalinë dhe të bën të kuptosh bukurinë e natyrës shqiptare.

Të fundit