Flash News

KRYESORE

Sporti i Xhudos, burim medaljesh ari për Kosovën, triumfon sportistja e radhës

Sporti i Xhudos ka nxjerrë shumë sportiste kampione në Kosovë, të cilat kanë arritur të marrin medalje të arta në kompeticione botërore.

Pas Distria Krasniqit dhe Nora Gjakovës, ka qenë Loriana Kuka ajo që ka arritur të fitojë medaljen e parë të arit në "Grand Prix".

Në Antalya të Turqisë, Kuka mundi në finale ukrainasen, Anastasya Turchin, në kategorinë deri në 78 kg.

Kjo ishte medalja e katërt në Antalya dhe e treta e artë për xhudon kosovare.

Të fundit