Flash News

KRYESORE

Spotify padit kompaninë Apple, shefi ekzekutiv tregon arsyet

Platforma muzikore ‘Spotify’ njoftoi sot se ka paditur kompaninë ‘Apple’ në Bashkimin Europian, pasi gjiganti i iPhone ka dëmtuar zgjedhjen e konsumatorëve dhe inovacionin përmes rregullave që aplikon në ‘App Store’.

Shefi ekzekutiv i Spotify, Daniel Ek në një postim në blog tha se kompania e tij është e irrituar me taksën 30% që Apple merr për abonimet e bëra nga App Store.

Sipas Ek, kjo taksë është e dizajnuar për të dëmtuar konkurrencën e shërbimeve “streaming” që konkurrojnë me shërbimet e Apple.

Ek thotë se nëse Spotify e paguan këtë tarifë duhet të rrisë tarifat e shërbimeve të veta mbi atë çfarë ofron Apple Music.

Nëse nuk paguan, Apple aplikon një seri kufizimesh teknike që e bëjnë eksperiencën e Spotify inferiore. Ek shton se Apple në mënyrë rutinë bllokon përditësimet dhe funksionet e reja të konkurrentëve si Spotify.

Të fundit