Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Sqarimi i presidentit të autoriteteve lokale të Kie: Nuk vëzhgojmë zgjedhje pa pjesëmarrjen e opozitës
Presidenti i kongresit të autoriteteve lokale dhe rajonale të Këshillit të Evropës, Anders Knape ka sqaruar arsyet se përse u morr vendimi për mosdërgimin e vëzhguesve për zgjedhjet lokale.
Ai shtoi se duke pasur parasysh faktin se në 31 nga 61 komunat vetëm një kandidat është në garë për votimin lokal, është e vështirë të pritet një konkurrencë e rëndësishme politike
“Misionet e Kongresit bazohen në vëzhgimin e zgjedhjeve lokale dhe rajonale me pjesëmarrje të gjerë të forcave të ndryshme politike të një vendi, dhe kështu Kongresi asnjëherë nuk ka vëzhguar zgjedhje pa pjesëmarrjen kuptimplotë të opozitës.’, sqaroi Knape
Deklarata e plotë:
“Nisur nga zhvillimet e fundit dhe pasiguria në Shqipëri në lidhje me pjesëmarrjen e plotë të spektrit politik të kandidatëve dhe partive në zgjedhjet lokale më 30 qershor 2019, Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale ka vendosur të mos dërgojë mision vëzhguesish për zgjedhjet.
Duke pasur parasysh faktin se në 31 nga 61 komunat vetëm një kandidat është në garë për votimin lokal, është e vështirë të pritet një konkurrencë e rëndësishme politike dhe kjo nënkupton rrezikun logjistik për Këshillin se nuk është i aftë që të vendosë një mision të plotë përgjatë gjithë vendit, një procedurë standarde kjo gjatë Misioneve të Zgjedhjeve të Kongresit në përputhje me rregullat tona.
Misionet e Kongresit bazohen në vëzhgimin e zgjedhjeve lokale dhe rajonale me pjesëmarrje të gjerë të forcave të ndryshme politike të një vendi, dhe kështu Kongresi asnjëherë nuk ka vëzhguar zgjedhje pa pjesëmarrjen kuptimplotë të opozitës.
Vendimi i Kongresit është marrë në konsideratë të të gjithë informacioneve të disponueshme për ne, si në lidhje me situatën politike dhe logjistike. Kongresi nuk bën asnjë deklaratë këtu për ligjshmërinë e këtyre zgjedhjeve dhe kjo nuk ka të bëjë fare me pyetjen nëse dhe kur do të mbahen zgjedhjet lokale. Ky është vendim autonom vetëm i Shqipërisë “.