Flash News

KRYESORE

Sqarimi “i turpshëm” i Ministrisë së Brendshme për qytetarin

Fatmir Xhafaj e konsideroi “gënjeshtër të turpshme” deklaratën e Lulzim Bashës, se: “Nga qendra e Tiranës, nga zemra e Tiranës në Bllok, nga Shkodra, në Vlorë, në Elbasan, në Durrës, grupe të rrezikshme kriminale përbëjnë sot aktivitetin e vetëm kriminal dhe ekonomik të vendit”.

Sipas Xhafajt opozita nuk bën gjë tjetër, veçse një sulm agresiv të qëllimshëm, për të krijuar një perceptim të gabuar rreth rendit dhe sigurisë në vend.

Ndërsa ka publikuar disa statistika, që “dëshmojnë të vërtetën në shifra”.

Më statistikat e publikuara nga Ministria e Brendshme, thuhet se nga janari i këtij viti deri në shtator, në Vlorë kanë ndodhur gjithsej 6 vrasje, më pak sesa kur vendi qeverisej nga PD.

Por një komentues i shkruan: “O Ministria e  Brendshme, po ne Vlorë u vranë 8 veta more brenda ditës ju keni nxjerr 6 të vrarë brenda 9 muajve”.

Ndërsa përgjigja “e turpshme” e Ministrisë së brendshme është, “Përshendetje, një sqarim teë shkurter: Statistikat krahasuese përfshijne vepren penale 'vrajse me dashje' dhe jo numrin e viktimave në ngjarje. Ju faleminderit!”.  

Ministria nuk i llogarit 8 viktimat në vrasjen me dashje në Vlorë, por i konsideron si njën person.

 

Të fundit