Flash News

KRYESORE

Sqarimi i PD: Spaho do kërkonte praninë e Ramës në sallë për ekstradimin e Seitit

Sqarimi i PD: Spaho do kërkonte praninë e Ramës në

Partia Demokratike ka sqaruar ndërhyrjen e Edmond Saphos në Kuvend për çështjen e Nazer Seitit. Sapo kreu i grupit parlamentar të demokratëve nisi të fliste për ekstradimin e Seitit, kryetari Gramoz Ruçi i ndërpreu fjalën, duke shkaktuar tension te opozita.

PD thekson se Ruçi është në shkelje të rregullores, ndërsa sqaron se Spaho do të kërkonte praninë e kryeministrit Edi Rama në sallë për çështjen e Seitit.

“Gramoz Ruçi është në shkelje të rregullores me ndërprerjen e fjalës së kryetarit të grupit, Edmond Spaho. Duke marrë shkas nga shkelja e rëndë e ligjit për ekstradimin e Nezar Seitit, me urdhër të kryeministrit, zoti Spaho do të kërkonte  praninë në sallë të Edi Ramës. Ndërprerja brutale e fjalës së kryetarit të grupit PD solli reagimin e grupit të opozitës”, thuhet në reagimin e selisë blu. 

Të fundit