Flash News

KRYESORE

Stadium për të pastrehët, gjest fantastik nga klubi i Premier League

Stadium për të pastrehët, gjest fantastik nga klubi i Premier

Sado i pasur të jetë një shtet, nuk e shmang dot faktin se të pastrehët janë gjithmonë në një lagje apo cep të qyteteve. Kjo vlen edhe për një shtet si Anglia, aty ku emigrojnë shumë shqiptarë, por edhe gjejnë plot të pastrehë.

Për të ndihmuar këta të fundit në muajt e ftohtë të dimrit, klubi i Premier League, Crystal Palace, ka vendosur t’u ofrojë në Londër një vend për të qëndruar gjatë kësaj periudhe, meqë në Angli temperaturat janë shumë të ulëta.

Drejtuesit do të bëjnë një gjest fantastik. Ata do të përdorin stadiumin e tyre, “Selhurst Park”, si strehë, plus që do u sigurojnë edhe ushqime të nxehta, mëngjes dhe pastrim. Kjo është një gjë për t'u duartrokitur!

Të fundit