Flash News

KRYESORE

Stadiumi i ri nxit tifozët, shiten 14 mijë bileta për derbin Partizani-Tirana

Stadiumi i ri nxit tifozët, shiten 14 mijë bileta për derbin

Derbi Partizani-Tirana nesër do të luhet në “Air Albania Stadium” dhe me këtë risi pritet një rekord tifozësh. Si stadium i ri dhe me shumë kërshëri gjatë një derbi kaq të flaktë sa ky i kryeqytetit, deri tani janë shitur rreth 14 mijë bileta.

Që sonte ky mund të quhet pa frikë rekord tifozësh në stadium dhe shifrat po rritet orë pas ore. Deri nesër para takimit me siguri që do të jenë shitur mbi 17 mijë bileta.

Biletat në Tribunat Qendrore:

Sektori: VIP GOLD W104 do të kushtojnë 5 000 Lek (të reja)

Sektorët: W103, W105 do të kushtojnë 4 000 Lek (të reja)

Sektorët: W101 , W102, W106 do të kushtojnë 3 000 Lek (të reja)

Biletat në Tribunën përballë:

Sektorët: E103, E104, E105, E106, E107, E204, E205, E206, E207, E208 do të kushtojnë 1 500 Lek (të reja)

Sektorët: E201, E202, E203, E101, E102, E108 do të kushtojnë 1 000 Lek (të reja)

Sektorët: Nga N201 deri N207 dhe N101 deri N106 do të kushtojnë 500 Lek (të reja)

Sektorët:S102, S103, S104, S203, S204, S205, V101, V102, V103, V201, V202 do të kushtojnë 500 Lek (të reja)

Klubi i Partizanit ka njoftuar se shitja do të vijojë nesër nga ora 10:00 deri në orën 19:00 në pikat e caktuara me kohë nga "Demat e kuq". Presidenti Demi është shprehur në një intervistë të fundit para derbit se pret vetëm fitoren, ashtu si në ndeshjet e fundit kundër bardhebluve.

Të fundit