Flash News

KRYESORE

Stadiumi që do mbajë emrin e Johan Cruyff

Stadiumi që do mbajë emrin e Johan Cruyff

Duke nisur nga viti i ardhshëm një stadium në Europë do të mbajë emrin e ‘Johan Cruyff Arena’. Bëhet fjalë për stadiumin e skuadrës së Ajax, “Amsterdam Arena”.

Klubi holandez ka vendosur kështu që të nderojë ish-futbollistin duke i vënë emrin e stadiumit. Emërtimi i ri i stadiumit do të bëhet në datën 25 prill që përkon me 71-vjetorin e lindjes së Cruyff.

Johan Cruyff u nda nga jeta më 24 mars të 2016-ës, në moshën 68-vjeçare, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.  Ai ka luajtur nga viti 1964 deri në vitin 1973 me Ajaxin si dhe ka qenë trajner i këtij klubi për tre vite.

Të fundit