Flash News

KRYESORE

Stampon emrin e 'gjigandit' në bluzë dhe në maskë, njihuni me fansen e ‘flaktë' të Saimir Tahirit  

Nuk është hera e parë që kjo grua është parë në dyert e gjykatës ku ish ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri i është dashur të hyjë e të dalë në përballje me drejtësinë, i dënuar (3.4 vjet shërbim prove për shpërdorim detyre), për favorizim të grupit kriminal të Habiljave.

Gruaja është fansja e “flaktë” e ish ministrit, e cila e pret sa herë Tahiri përballet me seancat gjyqësore.

Sot është parë sërish në dyert e gjykatës së posaçme të Apelit, ndërsa ra në sy se në bluzën e saj kishte të stampuar imazhin e ish ministrit, duke e cilësuar atë si 'gjigandi', ndërsa në maskë kishte shkruar po ashtu emrin Saimir Tahiri.

Të fundit