Flash News

KRYESORE

Stani përfshihet nga flakët, humb jetën bariu

Stani përfshihet nga flakët, humb jetën bariu

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fshatin Lakël në Tepelenë, ku rreth orës 07:50 një bari ka humbur jetën pasi stani ku punonte është përfshirë nga flakët.

Burime zyrtare nga policia njoftuan se viktima Alisha Mullaraj i moshës 80-vjeçare.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë me grupin hetimor, ku paraprakisht dyshohet se kasollja ka marrë flakë nga zjarri që viktima përdorte për t’u ngrohur.

Vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit