Flash News

KRYESORE

Starova bën analizën: Shehi te Kukësi? Herë del djalë, herë vajzë!

Starova bën analizën: Shehi te Kukësi? Herë del djalë,

Kukësi ndryshoi trajnerin duke larguar Shpëtim Duron dhe duke vendosur në krye të skuadrës Orges Shehin. Sulejman Starova ka komentuar veprimin e fundit të verilindorëve dhe thotë se nuk dihet nëse do të dalë për mirë.

"Kukësi me llogari, është pretendente për të marrë kampionatin. Janë 33 pikë në lojë, Kukësi ka vetëm 6 pikë më pak. Ndërrimi i trajnerit ka punën e vet, ndonjëherë del çun, ndonjëherë del gocë. Kukësi ka dëmtime, kishte një ndeshje të fortë. Tirana luante në Vlorë, me gjithë respektin për Flamurtarin, ishte një javë që Tirana duke fituar derbin dhe duke fituar Flamurtarin, parashikohej një sfidë e vështirë për Kukësin, pasi Vllaznia nuk kalohet kollaj.

"Kemi dhe Laçin që mposht Bylisin. Te Kukësi është problemi i dëmtimeve, Musolli, Shkurtaj. Edhe Rroca nuk është në të gjitha postet, jep më shumë në fazën sulmuese. Kanë pasur vetëm Limajn dhe Musollin. Edhe Kukësi nuk e ka të lehtë, do të shkojë në Korçë, Skënderbeu po ngrihet. Mund të bëhet shkëputja, por mund të ndodhë dhe çdo gjë”, tha Starova.

Të fundit