Flash News

KRYESORE

Starova: Coronavirus na ka vënë në arrest shtëpie si në 1997

Starova: Coronavirus na ka vënë në arrest shtëpie si në

Sulejman Starova duket se po e vuan shumë këtë periudhë vetizolimi në shtëpi, me Coronavirus-in përballë. Duke folur në Fan Zone në Supersport, trajneri i njohur i futbollit shqiptar dha disa deklarata interesante këtë pasdite.

"Virus të tillë nuk kishim parë në 300 vite. Është një luftë tjetër, armiku na ka vënë në arrest shtëpie", u shpreh "Bobi" për gazetarin Gjergji Stefa.

"Jemi në arrest shtëpie për ta mposhtur këtë armik. Kemi dhe ca plumba, si sapuni e higjiena. Kjo luftë na ka bërë të jemi pa futboll. Në 1997 ngelëm pa shtet, por pa futboll jo. Kampionati ka filluar në gusht të 96 dhe ka mbaruar në gusht 1997", tha mes të tjerash ai.

Të fundit