Flash News

KRYESORE

Statistikat “flasin” për fituesen e Botërorit, Spanja më e favorizuara

Statistikat “flasin” për fituesen e Botërorit, Spanja

Sipas institutit të futbollit CIES, ekipi më favorit për të fituar Kupën e Botës që do të mbahet në Rusi, është Spanja.

CIES ka realizuar një renditje virtuale, që llogarit përqindjen e lojtarëve të angazhuar në kampionatet dhe kupat kombëtare, që nga korriku i vitit të kaluar, duke nxjerrë edhe 23 futbollistët më të aktivizuar.

Nga ky klasifikimi, lojtarët e kombëtares iberike, janë ata që kanë luajturmesatarisht 81.1% të ndeshjeve në sezonin aktual, përqindja më e madhe nga të gjitha skuadrat finaliste.

Në këtë llogaritje shtohet edhe niveli sportiv i klubeve ku luajnë lojtarët e Spanjës, që në total është më i lartë se përfaqësueset e tjera.

Brazili, Franca dhe Gjermania janë 3 skuadrat e tjera që ngjiten mbi 80% në këtë indeks të veçantë, dhe pretendentja e fundit e Botërorit është përfaqësuesja e Panamasë.

Botërori ‘Rusi 2018’ nis më 14 qershor dhe mbyllet me finalen e madhe të 15 korrikut në Moskë.

Të fundit