Flash News
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Statistikat për kriminalitetin, PD i përgjigjet Xhafajt: Për ju është histori “suksesi”, si lufta ndaj drogës në kohën e Tahirit
Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri i është përgjigjur ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i cili më herët publikoi shifrat zyrtare të numrit të vrasjeve dhe sipas tij uljes së kriminalitetit në vend.
Në një reagim në rrjetet sociale, deputeti i kujton rastin e vëllait të tij, Agron Geron Xhafaj, i dënuar në Itali për trafik droge, apo luftën ndaj kultivimit të kanabisit në kohën e ish-ministrit Saimir Tahiri, i akuzuar po ashtu për trafik ndërkombëtar droge, ndërsa thekson se statistikat e Rilindjes janë një histori “suksesi”.
“Rilindja e statistikave të kriminalitetit është histori “suksesi” sa ç’ishte dhe është lufta kundër kultivimit dhe trafikimit të drogës nën Saje qorrin e Fatmirin e Gonit, (të vetmin Ministër të Brendshëm në Evropë që ka vëllain trafikant droge të dënuar dhe ende aktiv në “zanat”) !
Po zaten, ky që në “statistikë” e shënon Agronin qelibar dhe padit për shpifje ata që thonë se është në burg për trafik droge, sigurisht që “1 vrajse” do e shënojë në “statistikë”, paçka se i janë vrarë 8 apo 3 njëherësh….,” shkruan Strazimiri.