All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Statuja e Skënderbeut, edhe në Budapest, ja maketi i Heroit

All - Paragraf - 1

Sot ambasadori ynë në Hungari njoftoi se Statuja e Skënderbeut do të vendoset edhe në kryeqytetin e Hungarisë, Budapest. Sipas njoftimit të Ambasadës thuhet: “Edhe në Budapest do të vendoset statuja e Skënderbeut. Sot Ambasadori Spasse vizitoi studion e skulptorit Mihaly Gabor, për të parë maketin me përmasa reale. Pas disa ndryshimeve në fizionominë e portretit dhe lejes përfundimtare të Këshillit Bashkiak, statuja do të vendoset në parkun qendror të qytetit, përballë statujës së Janos Huniadit.”

All - Paragraf - 3

Miqësia dhe aleanca e heroit hungarez, Huniadi, dhe Skënderbeut është e njohur dhe e dokumentuar dhe kjo aleancë e miqësi mes tyre ka shoqëruar gjithë miqësinë dhe marrëdhinet më pas.

Në prill 2016 është vendosur në mes të kryeqytetit, përballë Sahatit të Tiranës, një pllakë përkujtimore për nder të heroit hungarez, Janos Huniadi. Tani ështtë radha e hungarezëve që të vendosin përballë statujës së Huniadit në Budapest, statujën e heroit tonë, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Monumenti apo busti Heroit tonë Kombëtar është vendosur në disa kryeqytete e qytete të botës dhe disa sheshe e rrugë mbajnë emrin e tij.

Të fundit