Flash News

E-TJERA

Statusi i Dritan Hilës që zemëroi Tufën: je trash-kritik

Statusi i Dritan Hilës që zemëroi Tufën: je trash-kritik

Shkaku i qëndrimit të ashpër, nëpërmjet Facebook-ut, të shkrimtarit Agron Tufa ka të bëjë me një status të mëparshëm të moderatorit Dritan Hila, ku ky e quan 'trash-kritik'. Hila, një mbrojtës i fortë i ideve të majta, është kundër qëndrimeve publike të Tufës i cili ka kërkuar 'censurë' për filmat e socrealizmit.

Shkruan Hila:

Pas sulmit ndaj Diana Çulit, Agron Tufa ka hedhur idene e rishikimit te filmave te bera ne kohen e komunizmit. Madje me Tufen po rreket ta sqaroje edhe Pirro Milkani tek "Pasdite".

Personalisht mendoj se kjo eshte nje tentative e Tufes per te qene pjese e tregut mediatik. Por eshte edhe shenje e degradimit te standarteve te mediave tona te cilat i japin ze "trash cultur"-es (kulture per plehra). Sepse kemi trash-letersi, trash-muzik, trash-media dhe natyrisht trash-kritike, pjese e te ciles eshte edhe Tufa.

Nese bota do ti hynte seleksionimit te kultures sipas standarteve ideologjike atehere do te mbesnim me fare pak fashikuj neper biblioteka. Ndersa Shqiperia, per vete shkaqet historike, do te mbetej pa korpusin me te madh letrar, muzikor dhe fare pa kinematografi. Atehere vertete do shkelqente romani "Tenxherja" i Tufes. Por edhe demenca jone kombetare.

Arti ka vetem nje censor: kohen. Kush tenton te marre atributet e kohes, eshte ai personazhi i Servantesit, qe quhet Don Kishot.

Po iki se duhet te pyes Petrit Vasilin, tani. Mbase i shpeton ndonje fjale ça do beje me koalicionin.

Të fundit