Flash News

KRYESORE

Statuti i PD/ Mbledhje me tone të qeta, flet pas takimit Arben Imami

Statuti i PD/ Mbledhje me tone të qeta, flet pas takimit Arben Imami

Vazhdon mbledhja e kryesisë së PD, lidhur me shqyrtimin e dokumentit të grupit të punës sa i takon ndryshimeve statutore brenda kësaj partie.

Ndonëse mbledhja nuk ka përfunduar ende, anëtari i kryesisë së PD, Arben Imami, i njohur edhe si një nga kritikët e kryedemokratit, Lulzim Basha, ka folur për mediat sa i takon qëndrimit të tij për ndryshimet në statutin e PD.

Ai kërkoi rregulla të qarta për qëndrimin e kryetarit në krye të partisë dhe mandatit të tij në rast se humb  zgjedhjet.

“Të ketë rregull në statut për mandatin e kryetarit dhe nëse humb zgjedhjet, kryetari duhet të largohet. Nuk e shoh të arsyeshme të zgjidhet një kryetar dy herë rresht”, u shpreh Imami.

Po ashtu, ai kërkoi të ketë një bord për kontrollimin e financave të partisë, nisur edhe nga akuzat e fundit të qeverisë “Rama” për lobim me financim nga Rusia.

“Propozova që të krijohet një bord që të kontrollojë financimet dhe shpenzimet e partisë”, u shpreh Imami.

Kujtojmë se projekt-statute ka paraqitur edhe nga Gent Malko. Mbledhja deri tani është shoqëruar me tone të qeta dhe nuk ka patur debate e replika.

Po ashtu, mësohet se propozimet janë pranuar dhe do të kalojnë përmes një jurie Këshillit Kombëtar për votim.

 

Të fundit