Flash News
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Makina përplas për vdekje këmbësorin në Fier, shoqërohet shoferi 20-vjeçar
Miratohet raporti, Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshillin e Evropës
Gjekmarkaj letër Gjykatës së Apelit: Kthejini legalitetin Partisë Demokratike dhe opozitës
Steinmeier vizitë në Austri: Për Ballkanin Perëndimor duhet ofertë konkrete
Presidenti i Gjermanisё, Frank-Walter Steinmeier zhvilloi vizitёn e parё nё Austri nё funksionin e presidentit. Nё takimin me presidentin austriak van der Bellen ata u shprehёn pёr mё shumё ndihma pёr Ballkanin Perёndimor.
Presidentёt e dy vendeve fqinjё gjatё njё takimi tё pёrbashkёt bёnё thirrje, qё vendet e BE-sё t'i kushtojnё mё shumё vёmendje Ballkanit Perёndimor.
"BE-ja do tё bёnte mirё, qё t'u ofrojё dorёn konkretisht gjashtё vendeve", tha presidenti i Gjermanisё Frank-Walter Steinmeier nё takimin e parё me kreun austriak tё shtetit Alexander Van der Bellen nё Vjenё. Gjendja e vendeve pasuese tё ish-Jugosllavisё vazhdon tё jetё e vёshtirё, tha Steinmeier. Atij i ёshtё bёrё sё fundi e qartё, se "stabiliteti nё Bllkanin Perёndimor ёshtё i garantuar, nёse ruhet perspektiva europaine". Edhe presidenti i Austrisё Van der Bellen u shpreh pёr mё shumё "vёmendje" tё BE-sё ndaj Shqipёrisё, Bosnje-Hercegovinёs, Serbisё, Maqedonisё, Malit tё Zi dhe Kosovёs.
Nё rajon mbizotrojnё konfliktet etnike. Pёrveҁ kёsaj Rusia pёrpiqet tё zgjerojё influencёn nё Ballkan. BE-ja antarёsimin e mundshёm tё gjashtё vendeve e ka kushtёzuar me njё proces me disa etapa. Gjatё vizitёs sё tij tё parё nё Vjenё, qeveria e sё cilёs ndjek njё kurs kundёr migrantёve, Steinmeier kritikoi edhe formulat e thjeshtuara dhe zgjidhjet nё nivel kombёtar pёr problemitn e refugjatёve. (DW)