Flash News

KRYESORE

Stili dimëror i meshkujve

Stili dimëror i meshkujve

Të gjithë e dimë që femrat janë të apasionuara pas veshjes, por kjo gjë nuk do të thotë që nuk ndodh dhe me meshkujt. Madje, ata janë më shumë të fiksuar pas perfeksionit dhe detajeve (flasim për atë kategori që e pëlqen të jenë të kuruar).

Sekreti i veshjes së mirë fshihet në qepjen e duhur, dhe kështu edhe veshja  mund të duket keq nëse nuk rri si e “prerë” për ju.

Pantallonat duhet të jenë ‘slim’, supet e ngushta, ndërsa beli i theksuar, këshillon rrobaqepësi Patrick Grant.

Meshkujt shpesh gabojnë kur është fjala për gjatësinë e xhaketës. Ajo duhet të jetë në gjatësi me nyjën e gishtit të madh, ndërsa xhaketa shumë e shkurtër do të shtojë kilogramë në zonën e barkut, ka theksuar ai. Mëngët e xhaketës duhen të jenë të gjata aq sa të zbulojnë 1, 5 cm mëngë të këmishës.

Duke qenë se tani është dhe ftohtë, veshjet duhet të shoqërohen me pallto treçerekshe dhe të gjata dhe si aksesor shall e doreza. Për ata që janë të fiksuar pas stilit të  veçantë, mund të përdorin dhe kapele.

Të fundit