Flash News

KRYESORE

Stili "i çuditshëm" i Strazimirit në Parlament

Muaji shkurt është i shkurtër dhe pranvera po vjen shpejt, megjithatë kjo nuk ishte arsye e mjaftueshme për parlamentarët tanë, të cilët dhe pse në një ditë me diell, sot nuk ishin aq "të hollshëm".

Të merresh me veshjen e politikanëve nuk është vetëm një tekë, sepse ata përcjellin mesazhe dhe me "body language" (gjuhën e trupit) përveçse me fjalë.

Deputeti i PD-së, Gent Strazimiri, kishte zgjedhur që veshjen ta dominonte me ngjyrë ulliri. Detajet e xhupit në ngjyrë mjaltë kombinonin me këpucët dhe me lidhësen që përshkonte kapelen.

Po ashtu, syzet i jepnin një tjetër pamje veshjes, duke e bërë akoma më interesante. Aksesori më i veçantë i veshjes (përveç kapelës) ishte çanta e shpinës, me një ngjyrë ulliri më të zbehtë por në sintoni perfekte me ngjyrat.

Nëse Strazimiri do ishte veshur kështu para vitit 2017, me siguri regjisori i "Jumanji", Jake Kasdan do ishte frymëzuar nga klasi i Gentit.

Foto: Jona Kazani, @f_photoreporter

Të fundit