Flash News

KRYESORE

Stilisti shqiptar anulon dasmën: Si përfundim në karantinë ndahesh

Stilisti shqiptar anulon dasmën: Si përfundim në karantinë

Para disa kohësh, stilisti i njohur Niko Komani, deklaroi se dikush i ka vjedhur zemrën dhe shumë shpejt do të martohej. Por në një intervistë për “Vizioni i Pasdites” në Vizion Plus me Evi Reçin, stilisti ka treguar se karantina ka ndikuar për keq në marrëdhënien e tyre.

“Si përfundim, në karantinë ndahesh. Ndodhi pra, ndodhi. Qeshja me meme-t e ndarjes, ja që më ndodhi mua”, u shpreh Niko Komani.

Ai ka treguar se izolimi në shtëpi ka qenë sfidues për të dhe ka lënë shumë projekte pezull që mezi po pret që t’i realizojë:

“Mezi po pres të dali kjo karantinë të nis projektet e reja që kisha në dorë. Në fakt kisha një projekt të ri, tek i cili m’u prenë krahët, por çdo gjë do rinisë sapo të dalim nga karantina. Ishte një moment për t’u ulur e për të menduar për më pas. Personalisht ky karantinim më ka vënë gishtin në kokë të mendoj më shumë gjëra dhe të vlerësoj çfarë kam. Çdo gjë që ka lidhje me shëndetin tim dhe të miqve të mi, më mërzit dhe do doja t’i zbatonim më shumë të gjitha rregullat. I bëjmë keq të gjithëve jo vetëm vetes.”

Të fundit