Flash News

KRYESORE

Stina e pranverës, si të mbrojmë lëkurën nga rrezet e diellit

Stina e pranverës, si të mbrojmë lëkurën nga rrezet e

Pranvera tashmë ka ardhur dhe bashkë me të edhe rrezet e forta të diellit, të cilat janë mjaft të dëmshme për lëkurën.

Në këtë periudhë këshillohet një pastrim i thellë i fytyrës pasi i kthejmë lëkurës shkëlqimin e duhur. Konsumimi i ujit ndihmon në hidratimin e lëkurës dhe më e rëndësishme në këtë stinë është përdorimi i kremit me filtër mbrojtës.

Dermatologët thonë se koha e aplikimit të kremrave, mënyra apo sasia e aplikimit të tyre, janë mjaft të rëndësishme.

Kremi duhet të aplikohet në lëkurë të paktën 20 minuta përpara se të ekspozohemi në diell.

Sasia e këshillueshme e kremit që duhet të aplikohet në fytyrë dhe në qafë është 5 ml.

Përdorimi i kremit mbrojtës ndikon pozitivisht edhe nga ana shëndetësore duke ulur riskun për kancer të lëkurës  dhe shmangien e problemeve me nishanet.

Po ashtu kremi mbrojtës nuk lejon daljen apo shtimin e njollave kafe  si dhe parandalon plakjen e parakohshme.

Të fundit